Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës së COVID për personat mbi 60-vjeç nisi sot në vendin tonë.
Vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe alternime.
Po ashtu, nga sot, ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.
Këto vendime u bënë publike nga Komiteti Teknik i Ekspertve në mbledhjen e 22 tetorit, ndërsa propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Komiteti i Imunizimit.
Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID.
Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë./TCH/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...