Në fletoren zyrtare janë botuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë lidhur me vaksinimin e punonjësve të administratës publike, punonjësve të supermarketeve dhe të qendrave tregtare.
Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, punonjësit e këtyre institucioneve më 4 janar 2022 duhet të paraqiten në punë me certifikatën e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
“Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19), duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, certifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar, test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2; certifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në urdhrin e publikuar në Fletoren Zyrtare.
Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mos aplikimin e vaksinës.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...