Shqipëri, ndërron jetë një tjetër pacient në Infektiv prej COVID-19

09:07 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Një pacient tjetër i shtruar tek Spitali Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës.

Ai është një burrë 74 vjeç nga Kruja, i cili ishte shtruar prej disa javësh. Vdekja e tij ka ndodhur mbrëmë, pas një jave që po kurohej.

Dje, 5 qytetarë humbën jetën nga kjo sëmundje në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera; një 64- vjeçar nga Tirana dhe një 68- vjeçare nga Pogradeci; një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar./syrinet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme