Google ADS

Shqipëri, katër gra shtatzëna dhe 30 fëmijë me koronavirus

13:03 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Katër gra shtatzënë janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri ndërkohë që lajmi i mirë është se 3 prej tyre janë shëruar.

Në total numri i personave të infektuarve ka shkuar në 750, nga këta 30 janë fëmijë, prej të cilëve 11 janë shëruar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste te reja me koronavirus. Harta e të infektuarve është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër.

Ndërkohë listë së të shëruarve i janë shtuar edhe 9 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme