Pandemia ka ushtruar një presion të madh në akrën e shtetit gjatë vitit të kaluar, pasi të ardhurat kanë parë një tkurrje të fortë si pasojë e krizës.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se arkëtimet arritën në 425.6 miliardë lekë në fund të dhjetorit, në rënie me rreth 34.7 miliardë lekë apo 280 milionë euro më pak se në 2019.
Humbjet më të mëdha janë shënuar në të ardhurat tatimore, kryesisht në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale me 12.4 miliardë lekë më pak të arkëtuara, tatimi mbi fitimin me -8.1 miliardë lekë si dhe TVSH-ja.
Kjo rënie e thellë lidhet kryesisht me shifrën e lartë të vendeve të humbura të punës si dhe shtyrjes së pagesës së taksave apo zerimin e tyre për bizneset, veçanërisht gjatë periudhës së karantinës ku u detyruan të pezullojnë aktivitetin.
Ndryshe nga të ardhurat, shpenzimet nga ana tjetër kanë ndjekur një trend në rritje pasi në fund të 2020-ës arritën në 536.3 miliardë lekë, apo rreth 44.5 miliardë lekë më shumë se 2019.
Kjo fryrje e shpenzimeve reflekton rritjen e tyre në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur më rëndë nga pandemia përmes dy paketave financiare të akorduara një vit më parë.
Kjo disbalancë mes të ardhurave në rënie dhe shpenzimeve në rritje ka rritur ndjeshëm edhe nivelin e deficitit buxhetor, duke e çuar atë në 110.6 miliardë lekë, apo rreth 638 milionë euro./TCH
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...