Shkencëtarët në shtetin amerikan të Oregonit kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit, që po konsiderohet shumë më ngjitës, i cili së pari u shfaq në Britani të Madhe.
Këtë rradhë, ky variant i koronavirusit është i përzier me një variant lokal të mutuar dhe është e mundur që t’i bëjë vaksinat më pak efektive, transmeton portal arbresh.info
Punonjësit shëndetësorë amerikanë deri më tani kanë hasur në një rast të kësaj, siç e quajnë ata, “një tendosje të frikshme”, dhe pas hulumtimit, u përcaktua që ajo kishte origjinën nga komuniteti lokal dhe se nuk u zhvillua tek një pacient kur ishte zbuluar, shkruan NYPost.
“Sigurisht që nuk është importuar nga jashtë, ka ndodhur spontanisht në vendin tonë”, tha Brian O’Rook, një shkencëtar gjenetik në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.
Baza e llojit të zbuluar rishtazi është se ai ka të njëjtin sfond si llojet e reja, por gjithashtu të njëjtin mutacion – E484K (Eek), i cili është parë në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Neë York.
Testet laboratorike kanë treguar se mutacioni zvogëlon efektivitetin e vaksinave duke penguar imunitetin në trupin tonë.
Tipi britanik B117 gjithashtu ka mutacionin Eek, por lloji i Oregonit u zhvillua në mënyrë të pavarur, shtoi O’Rook./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...