Shpërthen varianti tjetër i Omicron, regjistrohen rritje të ndjeshme të infeksioneve

23:22 | 28 Janar 2022
Trina Galanxhi

Varianti i ri i Omicron BA.2 duket se ka një avantazh të madh në rritjen e numrit të rasteve në krahasim me llojin mbizoterues aktualisht BA.1.

Kjo u bë e ditur sot nga Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Autoritetet shëndetësore deklaruan se ka pasur një rritje të ritmit BA.2 në krahasim me BA.1 dhe se ky avantazh është i konsiderueshëm në të gjitha rajonet e Anglisë, ku kishte raste të mjaftueshme për t’i krahasuar ato.

“Tani e dimë se BA.2 ka një normë rritje dhe pritet që të shtrihet në të gjithë rajonet e Anglisë”, tha Susan Hopkins, këshilltare kryesore e mjeksisë.

Agjencia tha se nuk kishte të dhëna për ashpërsinë e llojit BA.2 në krahasim me BA.1, por përsëriti se një vlerësim paraprak nuk gjeti asnjë ndryshim në efektivitetin e vaksinës simptomatike midis dy nëntipave të shtamit omicron.

Përhapja e shpejtë e BA.1 nxiti një valë omikronësh që sollën rastet në nivele rekord në Britani gjatë dhjetorit, duke shtypur kështu variantin dominues të deltës.

Sipas autoriteteve shëndetësore britanike, shtrimet në spital nuk u rritën në të njëjtën masë, për shkak të imunitetit të popullatës nëpërmjet vaksinimit dhe infeksioneve të mëparshme, si dhe ashpërsisë më të ulët të sëmundjes të shkaktuar nga varianti omicron./arbresh.info/

Të ngjashme