Shënohen 5 raste të reja me Covid-19 në Shkodër dhe 6 në Pukë, nga 28 mostra të marra ditën e djeshme.
Rastet e Shkodrës janë kontakte të mëparshëm dhe 1 rast i ri në Vrakë të Malësisë së Madhe, që nuk ishte prekur para hapjes.
Shkodra deri dje ka raportuar 42 raste aktive, ndërsa së bashku me 11 rastet e reja sot shkon në 53.
Autoritetet shëndetësore në qarkun e Shkodrës kanë ngritur alarmin e rritjes së numrit të të infektuarve, kryesisht në bashkinë Shkodër, Pukë dhe Vau i Dejës.
Sipas tyre, me gjithë masat shtrënguese të marra edhe me mbylljen e lokaleve, konstatohet se persona të veçuar të infektuar, të cilët duhet të rrinë të izoluar, dalin jashtë dhe bëhen burim i përhapjes se infeksionit.
Ndërkohe konstatohet se neper lokale nuk po respektohen rregullat e distancimit dhe nga vetë nëpunësit nuk po përdoren masat mbrojtëse.
Autoritetet kanë bërë thirrje nëse nuk respektohen masat institucionet shtetërore do të detyrohen që të gjitha subjektet t’i respektojnë ato edhe nëpërmjet sanksioneve, duke paralajmëruar shtimin e inspektimeve kryesisht në barë, restorante e fasoneri./oranews
Dita e Pavarësisë, FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot
Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me një sërë akti...
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...