Shpend Ahmeti thotë se prej nesër mund të nisin aplikimet për 50 dhe 100 eurot

15:12 | 7 Dhjetor 2020
V. S.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se për të shmangur pritjet e gjata Komuna e Prishtinës do t’ju mundësoj të gjithë qytetarëve të cilët janë të prekur nga COVID-19, të aplikojnë online për të përfituar shumen prej 50 euro.

Postimi i plotë:

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër.  Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.  Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë.  Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme