Shpëlarësit e gojës mbrojnë nga Covid-19!

23:16 | 16 Maj 2020
Trina Galanxhi

Shpëlarësit e gojës kanë potencialin për të na mbrojtur kundër Covid-19, pasi vrasin virusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore. Kështu thuhet në një studim të ri nga Universiteti i Kardifit, shkruan Daily Mail. Studimi i tyre është mbështetur nga shkencëtarë në Kanada, SHBA dhe Spanjë.

Koronaviruset i përkasin kategorisë së “viruseve të mbështjella” që do të thotë se janë të mbështjellë nga një shtresë yndyrore, e cila është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën që mbështjell virusin, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt. Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës. Megjithatë, OBSH ka thënë se akoma nuk ka prova se shpëlarësi është i suksesshëm në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni i koronavirusit të ri./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme