Ditët e fundit, ka pasur një rritje të numrit të vdekjeve për shkak të ndërlikimeve me coronavirus. Aktualisht në vend numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 3.503, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.851.
Numër më të madh të rasteve aktive nga në Shkup 7.604, pason Prilepi me 940, Kavadari 616, Ohri 559, Kumanova 547, Velesi 467, Tetova 452.
Më pak raste aktive ka në qytetet Makedonska Kamenica 3, Dojran 9, Pehçev 12.
Në seancën e djeshme, qeveria vendosi të zgjasë orën policore deri më 6 Prill. Tani për tani, kufizimi i lëvizjes është nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se nëse situata përkeqësohet, do të miratohen masa më rigoroze./telegrafi
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...