Shkon në 773 numri i të infektuarve, Covid-19, Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive!

10:51 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 773 të infektuar, kurse të shëruar rezultojnë 470.

Manastirliu tha se janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri, por po kryhen gjurmime 24 orë të kontakteve të afërta.

“Ne sot kemi 272 persona aktivë ndër 773 raste pozitive. 470 të shëruar. Do të thotë që jemi ende në fazë aktive të epidemisë. Edhe pse po bëjmë hetime aktive aty ku ka vatra. Sot konstatojmë 100 vatra aktive kryesisht familjare dhe në punë. Por në terren po bëjmë gjurmim pa ndërprerje 24 orë të ditës që të ndërpresim zinxhirin e kontakteve. Kjo punë nuk shquhet nga të tërë, por puna që po bëhet është fantastike e mjekëve, infermierëve, urgjencës. Jo të gjithë ia kanë dalë me sukses në këtë situatë. Faza e parë ka kaluar. Jemi drejt rihapjes. Nuk duhet të ulim masën e distancimit social. Duhet të matemi për masat menjëhershme. Janë hapur disa biznese për të vlerësuar në 2-javëshin që vijon kurbën epidemiologjike, rastet në spitale dhe në gjithë ato struktura të sistemit që afektohen nga rihapja. Për të mundësuar qytetarët që në fazën e epidemisë kanë pasur masa administrative t’i falen ato. Pra të gjitha masat në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët. Ndërgjegjësimi që bëhet nëpërmjet Kodit Penal mos afektojë menjëherë qytetarët. Propozojmë që autoritetet kontraktorë të referon drejt Agjencisë së Blerjes së Përqëndruar”, tha Manastilriu.

Më tej shtoi:

“Nga gjithë kjo fazë nuk kemi shkuar ende në fund të saj por tek grupet e riskuara kemi bërë përpjekje maksimale. Qoftë të moshuarve, grupeve vulnerabël apo mjekët dhe infermierët. Jemi drejt një strategjie të rihapjes, duhet të tregohemi akoma më shumë të kujdesshëm. Nuk duhet të ulim masat e distancimit social. Sot janë 100 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë. Por po bëjmë një gjurmim”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme