“Nuk ishte taman prej silikoni, dukej më shumë si shkumë gome. Pasi unë e kuptova, ai më kërkoi të mbyllja një sy dhe të vazhdoja pa thënë asgjë.”
Këto janë fjalët e infermieres italiane Filippa Bua që zbuloi një 50-vjeçar mbështetës të atyre që janë kundër vaksinimit, i cili u shfaq në qendrën e vaksinimit me një krah të rremë për të marrë certifikatën e vaksinimit. Ai mësohet se është punonjës shëndetësor i pezulluar nga shërbimi për shkak se nuk ishte vaksinuar.
“Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një xhup me zinxhir, poshtë të cilit kishte një bluzë. Më pas më tregoi krahun, duke e ulur pak mëngën e xhupit dhe duke ngritur atë të bluzës.
E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Dukej si shkumë gome. Dukej që ishte false, ngjyra e fytyrës ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo e lëkurës së tij” – tha infermierja që e denoncoi rastin./lapsi/
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...