Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.
Familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).
Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.
Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./arbresh.info.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...