Shkencëtarja e mirënjohur italiane, virologia Ilaria Capua, profesoreshë në Universitetin Amerikan në Florida, pohon se bota do të luftojë me koronavirusin edhe vitin e ardhshëm.
“Është e gabuar të mendosh që virusi nuk ekziston, për fat të keq, ai është mes nesh dhe ne duhet të gjejmë mënyra për të jetuar me të dhe të organizojmë mirë jetën tonë në mënyrë që të mbrohemi nga infeksioni. Është e vërtetë që virusi ndryshon, poashtu do të kemi periudha kur ai do të përhapet më pak, por duhet kuptuar se është i rrezikshëm dhe se po numri i të infektuarve po rritet”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info
Ajo shtoi se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rritjes së numrit të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv, i cili është një tregues se sa shpejt po përhapet koronavirusi dhe se është e nevojshme të reagohet urgjentisht dhe me vendosmëri.
Sipas saj, do të duhet shumë kohë para se të gjendet një vaksinë efektive kundër Covid-19, dhe madje edhe kur të gjendet një vaksinë efektive, do të duhet kohë para se të vaksinohet e gjithë popullata.
Ajo ka theksuar se koronavirusi do të jetë i pranishëm në mesin tonë edhe gjatë vitit tjetër./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë