Arritja e imunitetit të tufës nuk është më një opsion për shkak të variantit Delta të koronavirusit, tha shefi i vaksinës në Oksford, Andrew Pollard.
“Fakti që vaksinat nuk ndaluan përhapjen e virusit do të thotë se mundësia e arritjes së pragut për krijimin e imunitetit të tufës ishte vetëm një mit,” shtoi ai, raporton Guardian, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se fakti që vaksinat nuk ndaluan përhapjen e koronës do të thotë se pragu për krijimin e imunitetit të tufës nuk është arritur.
“Problemi me këtë virus është se nuk është fruthi. Nëse 95 përqind e njerëzve vaksinohen kundër fruthit, virusi nuk mund të transmetohet në popullatë,” tha Pollard.
Ai ka theksuar se njerëzit e vaksinuar do të infektohen me Delta, “që do të thotë se kushdo që nuk është vaksinuar do të vijë në kontakt me virusin në një moment. Deri më tani, ne nuk kemi asgjë për të ndaluar plotësisht përhapjen e virusit”, shtoi ai.
Vaksinat aktuale janë shumë efektive në parandalimin e formave më të rënda të sëmundjeve dhe vdekjeve nga covid, por ato nuk e ndalojnë plotësisht mundësinë e infektimit.
“Nëse numri i shtrimeve në spital rritet, atëherë do të jetë koha për rivaksinim ose në fazën e pas-vaksinimit në të cilën numri i vdekjeve në mesin e të vaksinuarve do të rritet. Dhe ne nuk jemi dëshmitarë të kësaj ende. Nuk ka asnjë arsye për panik në këtë kohë, “shtoi ai./arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA