Google ADS

Shkencëtarët të shqetësuar për mutacionet e reja të koronavirusit

08:39 | 23 Janar 2021
Trina Galanxhi

Mutacionet e koronavirusit kanë shqetësuar qeveritë e disa vendeve të botës, por sigurisht edhe shkencëtarët.

Shkencëtarët janë duke studiuar se pse SARS-CoV-2 muton në mënyrë që të maksimizojë shanset e tij për mbijetesë, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info

Disa nga variantet e reja që u shfaqën së fundmi në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, mund t’i japin virusit një avantazh të ri vendimtar.

“Kur mbajmë numrin e rasteve të larta, ne po maksimizojmë mundësitë e virusit për të hyrë në situata të çuditshme, që mund të jenë të rralla dhe shumica e tyre mund të mos çojnë askund,” tha Emma Hodcroft, epidemiologe në Universitetin e Bernës.

Në shumë raste transmetimet janë të barabarta, gjë që maksimizon shanset që të ndodhë një mutacion tjetër i madh, shtoi ajo.

Ëendy Barclay, një virolog në Imperial College në Londër, tha se mutacionet ishin rezultat i disa faktorëve.

“Është kombinim i sasive të virusit atje, numri i herëve që përcakton se çfarë ndodh, shoqëruar me mjedisin ku ndodhet aktualisht virusi”, tha ajo.

Në Afrikën e Jugut dhe Brazil tashmë kishte një nivel mjaft të lartë të përgjigjes së antitrupave nga njerëzit që ishin infektuar dhe shëruar nga virusi.

Ekspertët tjerë kanë shprehur dyshimet se niveli i imunitetit ndikon drejtpërdrejtë në mutacionet aktuale, transmeton portali arbresh.info

Akademia e Mjekësisë e Francës thotë se varianti i Afrikës së Jugut “mund të rezultojë nga një replikim viral më intensiv dhe i zgjatur në njerëzit që jetojnë me HIV” – rastet e të cilave janë shumë të përhapura atje.

Ndërsa origjina e saktë e varianteve mbetet për diskutim, shkencëtarët janë unanimë se efekti i tyre kërkon menaxhim të kujdesshëm.

Shkencëtarët theksojnë se njerëzit duhet të vazhdojnë që t’i përmbahen rregullave, sikurse janë larja e duarve, vendosja e maskës dhe distanca sociale.

Një gjë është e sigurt: virusi do të vazhdojë të shndërrohet, gjë që mund të sjellë variante më të rrezikshme, thonë shkencëtarët./arbresh.info/

Të ngjashme