Shkencëtarët: Rrezet e diellit, ‘arma sekrete’ kundër koronavirusit

23:59 | 17 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një pranverë me diell mund të shpjegojë pjesërisht pse rastet e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, sipas shkencëtarëve.

Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos kontraktojnë koronavirusi. Rrezet e diellit janë një nga burimet më të mira të vitaminës jetike.

Profesori Keith Neal, një epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjëherë përpara se të udhëtojë nga një person tek tjetri.

Profesor Neal u shpreh për MailOnline se: Drita e diellit përfshirë edhe rrezatimin ultravjollcë dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV.

Ekzistojnë disa prova që vitamina D zvogëlon rrezikun nga viruset e frymëmarrjes dhe ka prova se mungesa e kësaj vitamine dëmton sistemin imunitar./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme