Në një mëngjes të ftohtë shkurti në vitin 2018, një grup prej 30 mikrobiologësh, zoologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga e gjithë bota u takuan në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetit në Gjenevë. Grupi u krijua në vitin 2015 për të mbledhur një listë të viruseve të rrezikshme, konkretisht, ato për të cilat nuk ekziston asnjë vaksinë apo ilaç.
Konsensusi, të paktën në mesin e atyre që ishin në dhomë, ishte se ndërkohë që popullsia e botës vazhdonte të rritej dhe zhvillimi shtohej gjithnjë e më shumë, do të ishte pothuajse e pashmangshme që shpërthimet lokale dikur të kontrollueshme, si SARS ose Ebola, të ktheheshin në katastrofa globale.
“Takimi ishte në një dhomë të madhe, me të gjitha tryezat e shtruara rreth skajit, përballë njëra-tjetrës,” kujtoi kohët e fundit njëri prej anëtarëve të grupit, Peter Daszak. “Ishte një proces shumë zyrtar. “
Daszak, i cili drejton grupin e parandalimit të pandemisë dhe është njëkohësisht kryetar i Forumit për Kërcënime Mikrobiologjike në Akademinë Amerikane të Shkencave, i ishte dhënë detyra e prezantimit në SARS, një koronavirus vdekjeprurës që vrau afro 800 njerëz pasi u shfaq në vitin 2002.
“Ne bëmë më shumë hulumtime në lidhje me koronaviruset, kështu që e dinim se ata ishin një rrezik i pranishëm,” tha ai. Diskutimi, tha ai, ishte intensiv. Të gjithë të pranishmit në atë dhomë i dinë faktet tashmë, ata i kanë lexuar të gjitha studimet,” tha Daszak. Por për secilin patogjen, folësi duhej të bindte dhomën se ai paraqiste një kërcënim të rëndësishëm. Mbaj mend që helmi i majmunit ishte një problem, sepse në atë kohë kishte shpërthime”.
Lista e fundit, e cila përmbante SARS dhe MERS, së bashku me shtatë viruse të tjera të frymëmarrjes. Mbledhja përfshinte gjithashtu diçka OBSH e kishte quajtur “Sëmundja X”: një patogjen i panjohur që mund të shkaktohej nga variacionet e patogjenëve ekzistues.
Daszak e përshkruan Covid-19, sëmundjen e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, si llojin e kërcënimit që Sëmundja X mund të përfaqësonte: një koronavirus shumë infektiv, me një shkallë të lartë vdekshmërie, dhe pa asnjë trajtim ekzistues. “Problemi nuk është se parandalimi ishte i pamundur,” thotë Daszak. “Ishte i mundur. Por ne nuk e bëmë atë. Qeveritë menduan se ishte shumë e shtrenjtë. Të mos harrojmë pastaj se kompanitë farmaceutike operojnë për fitim. Dhe OBSH nuk kishte as fonde as fuqi për të menaxhuar një bashkëpunimin global në shkallë të gjerë për ta luftuar”.
Ndërsa Covid-19 është përhapur në të gjithë botën, ka pasur një sërë pyetjesh përse askush nuk mundi ta ndalte këtë virus. Nisur nga të gjitha përparimet e mjekësisë së bioteknologjisë së lartë, , programet e inteligjence artificiale për vlerësimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës ky dështim ka qene tejet shqetësues.
Sipas disa ekspertëve të sëmundjeve infektive, mjetet shkencore tashmë ekzistojnë për të krijuar një lloj departamenti mbrojtjeje nga viruset, që do të na lejonte të ndiqnim një gamë të gjerë projektesh, nga zhvillimi i vaksinave dhe ilaçeve tek identifikimi i viruseve të mundshëm me rrezik të lartë. Ajo që na mungojnë janë burimet.
Në fund të marsit, Vincent Racaniello, profesor në Universitetin e Kolumbias, drejtoi një ekip që zhvilloi një nga trajtimet aktuale më premtuese kundër Covid-19, remdesivirin, anti-viralin kundër Ebolas. Kur laboratori i tij po aplikonte për herë të parë për një grant për të studiuar remdesivirin, Racaniello kujtoi se donte të gjente një trajtim për të gjitha llojet e koronavirusit.
Ilaçet anti-virale, ato që funksionojnë gjerësisht brenda ose nëpër familjet e viruseve, janë më të vështira për t’u zbuluar sesa antibiotikët e tjerë, kryesisht për shkak se viruset hynë në organizëm duke u lidhur me qelizat tona. Një ilaç që bllokon një nga këto funksione (p.sh., prodhimi i një proteine të veçantë) shpesh shkatërron qelizat tona. Studiuesit kanë filluar të testojnë ilaçet ekzistuese kundër një grupi më të gjerë virusesh. Për shembull remdesiviri ishte krijuar fillimisht për të trajtuar hepatitin C dhe më vonë u përpoq kundër Ebolax, dhe sipas studimeve mund të jetë efektiv kundër koronavirusëve.
Arsyeja që ilaçet ndonjëherë funksionojnë në sëmundje jashtëzakonisht të ndryshme, si Ebola, koronaviruset dhe gripi, është se ato bllokojnë një mekanizëm të përbashkët. Për shembull, remdesivir dhe favipiravir, një anti-viral japonez, imitojnë një pjesë së ARN-së së virusit, i cili ndalon virusin të mos përsëritet. “Është më se e mundur të gjejmë një ilaç që do të funksiononte në një gamë të gjere të koronavirusëve,” thotë Racaniello. “Ne sinqerisht duhet ta kishim bërë këtë që nga shfaqja e SARS në vitin 2003. Por arsyeja e vetme është se nuk kishim mbështetje të mjaftueshme financiare. “
Vaksinat anti-virale po bëhen gjithashtu një mundësi e vërtetë. Vitet e fundit, janë zhvilluar një numër vaksinash universale për gripin, të cilat funksionojnë duke sulmuar jo kokën globulare të virusit, e cila pëson mutacione, por jo trupin e tij, i cili nuk ndryshon fare. Përparësia e këtyre vaksinave është se ato mund të bëhen shumë shpejt (një muaj në vend të 18 muajve) por edhe sepse ato mund të bëhen në një shkallë të gjerë ( miliarda doza, krahasuar me 100,000 doza që u prodhuan për epideminë e Ebolës). Ato janë jashtëzakonisht të adaptueshme dhe nëse një studiues mund të zbulojë një vaksinë që funksionon për këtë koronavirus, është e thjeshtë ta ridizajnosh atë për një tjetër.
Qeveritë, ndërkohë, nuk kanë dëshirë të financojnë zhvillimin e vaksinave anti-virale pasi janë të shtrenjta por edhe sepse shumë sëmundje e kanë origjinën nga vendet e tjera. “Mos harroni kur Obama mori 5 miliardë dollarë për shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore dhe trupat amerikane shkuan për të ndihmuar në monitorimin e situatës të gjithë dolën kundërt”, tha Daszak
Jake Glanville, kompania e të cilit, mori një grant nga fondacioni Gates për të krijuar një vaksinë universale kundër gripit thotë se kjo është mënyra e vetme për të fituar luftën përgjithmonë, dhe jo vetëm betejat kundër këtyre patogjenëve./lexo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...