Shkencëtarët nga Universiteti Autonom i Meksikës kanë krijuar maska kundër koronavirusit, të cilat në fakt neutralizojnë llojin e koronavirusit SARS-CoV-2.
Lajmi është botuar në gazetën zyrtarte të universitetit, transmeton portal arbresh.info
Përkatësisht, maskat e avancuara kundër koronavirusit janë bërë nga një shtresë argjendi dhe bakri që neutralizojnë llojin e koronavirusit.
Për të testuar efektivitetin e shpikjes së tyre, shkencëtarët meksikanë e aplikuan atë tek pacientët me koronavirus pozitiv duke marrë pika të virusit kur ata kolliteshin.
Maskat u quajtën “SakCu” – “Sak” që në gjuhën Maya do të thotë argjend, dhe “Cu” është simboli kimik i bakrit.
Shkencëtarët thanë se nëse përqendrimi i virusit është i lartë, ai zhduket në 80 përqind të rasteve deri në 8 orë dhe nëse është e kundërta, atëherë virusi zhduket për dy orë.
Maska e re, ndryshe nga ato të zakonshme të disponueshme, mund të përdoret deri në dhjetë herë, domethënë ato mund të lahen dhe materiali i tyre nuk do të dëmtohet. Aktualisht, universiteti nuk do të prodhojë maska për përdorim masiv, pasi ato kanë një kapacitet prodhimi prej 200 maskash në ditë./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist