Shkencëtarët kinezë pretendojnë se koronavirusi e ka origjinën në Serbi ose Indi. Sipas tyre virusi është shfaqur në Indi që në verën e vitit 2019, dhe ka kaluar nga kafshët tek njerëzit përmes ujit të ndotur, para se të shkonte dhe të përhapej në Wuhan.
Për këtë, kanë reaguar edhe shkencëtarë perëndimorë të cilët thonë se ky është një pretendim shumë i rëndësishëm, por pa parë faktet dhe studimin e plotë duhet të trajtohet me skepticizëm.
Nuk është hera e parë që Kina e largon përgjegjësinë dhe e drejton gishtin diku tjetër. Në fillim u tha se Italia dhe Amerika mund të jenë vendet e origjinës së virusit, por pa asnjë provë.
Pretendimi vjen mes tensioneve të rritura nga Kina dhe India. Ndërsa OBSH ende po vijon së kërkuari burimin e koronavirusit brenda territorit të Kinës.
Shkencëtarët kinezë thonë se kanë përdorur në studim analizën filogjenetike, mënyra që tregon sesi virusi person mutacion. Viruset, si të gjitha qelizat, mutohen ndërsa riprodhohen dhe gjatë këtij procesi ndodhin ndryshime të vogla në ADN’në e tyre sa herë që replikohen vetë.
Shkencëtarët thonë se duhet të gjejnë versionin e virusit me sa më pak mutacione për të shkuar tek origjinali. Dhe lidhur me këtë analizë ata thonë se virusi në Wuhan nuk është origjinali dhe se ka mundësi që origjinali të jetë nga vendet: Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Republika Çeke, Rusi ose Serbi.
Nga këto vende, India dhe Bangladeshi thuhet të kenë prezentë virusin me më pak mutacione dhe për shkak se janë vende fqinje ka të ngjarë që transmetimi i parë të ketë ndodhur atje. Kur u shfaq virusi për herë të parë? Sipas tyre në korrik ose gusht të vitit 2019. /Express
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...