Studiuesit në Meksikë pretendojnë se kanë shpikur një maskë të re vetëm për hundë që mbron nga koronavirusi dhe që u mundëson njerëzve të hanë, të pinë dhe të flasin.
Maskat e hundës, u zbuluan gjatë një demonstrimi video nga një burrë dhe një grua anonimë, të cilët po i përdornin ato përderisa po hanin drekë, transmeton portali arbresh.info
Në videon e shpërndarë nga Reuters shfaqet një burrë dhe një grua që mbajnë maskë vetëm për pjesën e hundës.
Paketat plastike që përmbajnë maskat tregohen më pas në tryezë. Maska është quajtur ‘Maska e Ushqimit’, sipas një etikete në pako.
Koronavirusi është sëmundje e frymarrjes që përhapet përmes ajrit nga pikat dhe grimcat më të vogla të nxjerra nga hunda dhe goja e një personi të infektuar ndërsa ata marrin frymë, flasin ose kolliten.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, qelizat njerëzore që u japin njerëzve një nuhatje janë gjithashtu pika kryesore e hyrjes për koronavirusin, që do të thotë se është e rëndësishme të mbash hundët të mbuluara kur bie në kontakt të ngushtë me njerëz të tjerë.
Sipas tyre, maskat e hundës ofrojnë një shtresë mbrojtjeje mbi hundën e një personi përderisa ata hanë ose pinë, ndërsa potencialisht zvogëlojnë rrezikun e përhapjes ose kontraktimit të virusit.
Megjithatë, njerëzit shumë shpejt kanë filluar të tallen me këto lloje të maskave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që maskat që mbahen të jenë në gjendje të mbulojnë gojën dhe hundën./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...