Google ADS

Shkencëtarët: Distanca fizike prej 2 metrash, rregull i vjetëruar dhe i pamjaftueshëm

09:56 | 29 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Një grup shkencëtarësh nga Britania e Madhe dhe Amerika kanë vënë në dyshim efektivitetin e distancës sociale prej dy metrash, ndërsa kanë theksuar se qeveritë në botë duhet të prezentojnë rekomandime rreth kësaj situate.

“Rregullat ekzistuese për distancën e sigurt fizike bazohen në një studim të vjetëruar”, shkruajtën shkencëtarët nga Oksfordi Britanik dhe MIT amerikan në revistën britanike mjekësore, transmeton portali arbresh.info

Shumica e qeverive botërore aktualisht rekomandojnë që të gjithë qytetarët të jenë dy metra larg të tjerëve, pa marrë parasysh se ku ndodhen.

Në vend të një hapësire universale, distanca duhet të futet në varësi të faktorit.

Ata thonë se nuk është e njejta gjë nëse hapësira është e hapur apo e mbyllur, se sa mirë është e ajrosur, nëse vendosen maska dhe nëse njerëzit bërtasin apo këndojnë.

“Kjo do të siguronte siguri më të madhe në rrethana me rrezik më të lartë, por gjithashtu do të sillte liri më të madhe në rrethana me më pak rrezik dhe potencialisht do të mundësonte një kthim në normalitet në disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike”, shkruajnë ata.

Autorët vërejnë se distanca prej dy metrash në formën e një sugjerimi u shfaq që në 1897 dhe ishte e rrënjosur në kërkimet nga vitet 1940 mbi infeksionet virale në atë kohë.

Që nga ajo kohë, disa studime kanë zbuluar se grimcat mund të fluturojnë më shumë se dy metra në disa rrethana./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme