Gjasat që infeksioni i koronavirusit të jetë fatal ka rënë me gati 30 përqind që nga prilli, zbulon një studim i fundit.
Në SHBA, koronavirusit tani merr jetën e rreth 0.6 përqind të njerëzve të infektuar me virusin, krahasuar me me rreth 0.9% në fillim të pandemisë, tha për Reuters, Drejtori i IHME Dr. Christopher Murray, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se statistikat pasqyrojnë që mjekët kanë gjetur mënyra më të mira për t’u kujdesur për pacientët, duke përfshirë përdorimin e holluesve të gjakut dhe mbështetjen e oksigjenit. Janë identifikuar edhe trajtime efektive, të tilla si steroide deksametazoni gjenerik.
Koronavirusi godet burgjet në Itali
Ekspertët kanë luftuar për të matur me saktësi një metrikë thelbësore në pandemi: shkallën e fatalitetit, ose përqindjen e njerëzve të infektuar me patogjenin që ka të ngjarë të vdesin. Vështirësia përkeqësohet nga fakti që shumë njerëz që infektohen nuk përjetojnë simptoma dhe nuk identifikohen kurrë.
Sipas Institutit për Metrikat dhe Vlerësimet në Uashington, njerëzit e moshuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
Studimi ka zbuluar se shkalla e fatalitetit të koronavirusit është më e lartë te komuniteti me nivel të lartë të mbipeshës.
Përkundër trendit pozitiv, infeksionet dhe shtrimet në spital kanë shënuar rritje në të gjithë vendin gjatë javëve të fundit. Europa është duke kaluar një valë të dytë të koronavirusit dhe shumica e vendeve janë në izolim të dytë për shkak të parandalimit të infeksionit./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...