Në fillim të pandemisë çmimet e produkteve bazë ishin ngritur në mënyrë të çuditshme. Paniku te njerëzit kishte bërë që kryesisht mielli e dezinfektuesit të shtrenjtoheshin. Kjo gjë kishte detyruar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës të nisë një monitorim të madh nëpër të gjitha pikat e shitjes dhe prodhimit.
Vetëm një kompani që merret me prodhimin e alkoolit dezinfektues mund të hetohet thellësisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, për të cilën ka dyshim se ka ngritur çmimet jashtë normales.
Autoriteti që udhëhiqet nga Valon Prestreshi thotë se për këtë çështje janë duke e shqyrtuar mundësinë e hetimit.
Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës tha për RTK se “për produktet bazë në përgjithësi thirrjet tona, edhe bizneset i kanë rrespektu, në si institucion, jemi të shqetësuar dhe kemi gjetur një disprepancë të madhe tek, dezinfektuesit apo akooli 70 për qind.
”Kemi biseduar me pronarët, nuk kanë arritur të dëshmojnë pse i kanë rritur çmimet dhe nuk ka logjik që të shitet akooli nga 1.20 euro cent, pas pandemisë e qet në treg 7 euro”. është kompani e fuqishme, ka abuzuar me pozitën e vet dominiuese, e kemi moniturar dhe jemi duke e monitoru akoma, është kompani Gentifpharm dhe jemi duke shqyrtuar të hapim hetim. kjo kompani është edhe prodhues edhe importues”, tha ai.
Mielli, vaji, sheqeri, kripa dhe të gjitha produktet tjera ushqimore kanë mbetur nën monitorim të vazhdueshëm të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, prej se ka filluar pandemia COVID 19 në Kosovë.
“Po ka pasur rritje të çmimit, por nëse e rrit ne një përqindje nuk është alarmante nuk është problem, por ne kemi pasur rritje të çmimeve 200 për qind”, tha ai.
Autoriteti ka hetuar edhe një vendim të Qeverisë së Kosovës që krijon sipas tyre krijon monopol.
Prestreshi thotë se e kanë shpallur të kundërligjshëm këtë vendim.
Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se vendimi i qeverisë është që të gjitha shërbimet duhet që të gjitha institucionet duhet t’i marrin nga telekomi.
“Ne kemi konkurrent ne treg, me ketë logjik duhet ta lëmë vetëm një kompani, ne kemi reagu që është në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë. dhe kemi marr një vendim dhe ky vendim duhet të rishikohet. …akoma nuk kemi marr përgjigje”, tha ai.
Prestreshi paralajmëron një vendim të rëndë në rastin e naftëtarëve, për të cilët thotë se ka dëshmi të forta se kanë bërë marrëveshje në ngritjen e çmimeve për hetimet që janë bërë në vitin 2018.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është institucion publik, i pavarur që merret kryesisht me mbrojtjen e konkurrencës në vend dhe luftimin e monopoleve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...