Të prekurit dhe viktimat nga koronavirusi vetëm po shtohen në Shqipëri. Edhe 64 persona janë konfirmuar pozitivë 24 orët e fundit, ndërsa të paktën tre pacientë kanë ndërruar jetën nga komplikacionet që u shkaktoi Covid-19.
Epidemiologët thonë se situata është serioze. Në spitalin infektiv janë rritur shtrimet, aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Shefja e shërbimit infektiv, Eugena Tomini, thotë se janë rritur rastet e rënda, ndërsa virusi nuk përzgjedh sipas moshës.
“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht, pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit. Megjithatë, do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cenohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre. Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”.
Ministria e Shëndetësisë ka shtuar pajisjet mjekësore, veçanërisht për terapinë intensive ndaj Covid-19. Për të përballuar fluksin e shtrimeve, po mendohet hapja e ish-kirurgjisë në QSUT, i kthyer në spital Covid-3, po ashtu do të vihet sërish në funksion terapia intensive në Sanatorium, në rast se ka nevojë për trajtim të specializuar./javanews/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...