Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech kanë filluar testimet e vaksinës kundër Covid-19 te njeriu në SHBA, sipas një deklarate nga të dyja kompanitë ditën e sotme.
Programi i këtyre kompanive për vaksinën është quajtur BNT162, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
Pjesëmarrësve të studimit në Gjermani iu dhanë doza të vaksinës javën e kaluar dhe tani po zhvillohet prova në SHBA në Shkollën e Mjekësisë në NYU Grossman në New York dhe në University of Maryland School of Medicine.
Faza e dytë e programit është krijuar për të provuar sigurinë, efektivitetin dhe nivelin më të mirë të dozës për vaksinën mRNA e cila do të vlerësohet në një studim të vetëm dhe të vazhdueshëm.
Pjesëmarrësit në fazën e parë të studimit do të jenë persona të moshës 18 deri në 55 vjeç./arbresh.info./
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë