Serbia vendi i parë në Europë që merr vaksinën kineze

01:01 | 17 Janar 2021
Trina Galanxhi

Në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19 nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv.

Ndërkohë sipas Reuters, Hungaria do të jetë vendi tjetër që do të miratojë vaksinën kineze në Europë. Rregullatori i saj mjekësor pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Sinopharm për inokulimin në masë, pasi Komisioni Evropian dha lejen për të negociuar furnizimin e vaksinave Sinopharm, raporton lapsi.al, transmeton portali arbresh.info

Kina miratoi Sinopharm BIBP në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme