Derisa Kosova dje është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID, Serbia deri më tani ka marrë 2 milionë e 325 mijë vaksina, nga të cilat 920,000 qytetarë morën dozën e dytë.
Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës për Teknologji së Informacionit dhe Qeverisje Elektronike, Mihailo Jovanoviq i cili shtoi se një milion qytetarë pritet të rivaksinohen të martën.
Ai tha në RTS se numri i qytetarëve që kanë kaluar tre javë që nga doza e dytë është tani 620 mijë.
Jovanoviq thotë se deri më tani, mbi 1 milionë e 540 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes portalit e-qeverisjes dhe qendrës së kontaktit për imunizim, dhe se 1 milion e 405 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë deri më tani.
Siç tha ai, ka akoma më shumë qytetarë që aplikojnë për ndonjë vaksinë.
Jovanoviq po ashtu njoftoi se për tri ditë, të enjten, të shtunën dhe të dielën, më shumë se 22 mijë të huaj u vaksinuan, të cilët shkuan ose me ftesë të Dhomës së Tregtisë të Serbisë ose u regjistruan vetë përmes portalit e-qeverisje.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...