Lloji i koronavirusit Delta, i cili mbërriti në Serbi në fillim të korrikut, tashmë ka marrë dominim absolut në Serbi, thotë prof. Dr. Tanja Jovanović, nga Instituti i Mikrobiologjisë i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.
Prof. Dr. Jovanović, e cila është gjithashtu anëtare e Shtabit të Krizave në luftën kundër Covid-19, ka zbuluar se 90 përqind e pacientëve janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, shkruan B92, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, numri i saktë i pacientëve nuk dihet, por ajo zbuloi se vetëm në këtë grup mostrash, i cili u përfundua sot, 23 mostra ishin positive.
“Sipas kësaj, ne hapur mund të themi se jemi duke u përballur me valën e katërt të pandemisë”, tha ajo.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, varianti Delta u zbulua në Serbi me 1 korrik nga dy shtetas që ishin kthyer nga Rusia./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist