Një grup i liderëve të opozitës serbe kanë organizuar një protestë për të shprehur kritikën e tyre për masat e qeverisë populiste kundër Covid-19.
Gjithashtu, mijëra qytetarë kanë protestuar nëpër ballkonet e tyre me mjete të kuzhinës, pasi autoritetet kanë vendosur që të shpallin shtetrreth 83 orësh gjatë fundjavës, transmeton portal arbresh.info
Qeveria e Serbisë në mesin e muajit mars prezentoi disa nga masat më të ashpra në Europë, duke duke imponuar një gjendje të jashtëzakonshme, duke ndaluar njerëzit mbi 65 vjeç të linin shtëpitë e tyre.
Kritikët e qeverisë kanë këmbëngulur që Presidenti Aleksandar Vuçiç është duke e përdorur këtë situatë për të frenuar demokracinë dhe lirinë e mediave.
Udhëheqësit e disa partive opozitare u mblodhën në fillimin e shtetrrethimit në 6 pasdite, duke mbajtur fjalime jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd. Ata mbanin maska, por nuk respektuan plotësisht masat për distancimin shoqëror.
Mbështetësit e opozitës nuk janë ftuar në protest, por disa janë shfaqur me dëshirë.
Ky shtetrrethimi fillimisht ishte menduar të zgjasë deri të hënën në mëngjes për të parandaluar njerëzit që të mblidheshin për festat e 1 majit.
Situata politike në Serbi është tensionuar edhe në kohën e Covid-19, pasi disa mbështetje të Vuçiçit ndezën flakë në majë të disa ndërtesave në pjesën e re te Beogradid, duke tërhequr kështu kritika të mëdha të opinionit publik.
Serbia ka raportuar 9,009 infeksione, ndërsa 179 njerëz kanë vdekur. Serbia ka filluar të lehtësojë masat, por ekspertët kanë paralajmëruar se situata është ende e paqëndrueshme./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...