Sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19?

10:03 | 31 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Një studim i kryer në Britani të Madhe tregon se imuniteti pas Covid-19 humbet më shpejt se sa është menduar më parë.

Çfarë kemi mësuar deri më tani për imunitetin e koronavirusit?

“Unë jam imun”, tha Donald Trump gjatë kthimit të tij në fushatën zgjedhore pasi e kaloi infeksionin dhe shtoi se do të dëshironte të përqafonte njerëzit në audiencë.

Megjithatë, ai nuk e bëri atë dhe kjo është gjë e mirë, sepse sipas informacioneve të deritanishme, nuk është e sigurtë nëse Presidenti amerikan vërtetë fitoi imunitet, transmeton portal arbresh.info

Temat mbi imunitetin kanë shoqëruar njerëzit që nga fillimi i pandemisë dhe duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, kjo çështje është më e rëndësishme se kurrë. Por një studim i ri ka shkatërruar shpresat për imunitet natyror pa vaksinim. Shkencëtarët nga Imperial College London ekzaminuan mostra nga 365,000 njerëz në Angli dhe gjetën indikacione se imuniteti po zvogëlohet me kalimin e kohës.

Studimi ka gjetur se tek njerëzit më të vjetër se 75 vjeç, antitrupat u zhdukën shumë më shpejt sesa te të rinjtë. Përveç kësaj, prodhimi i antitrupave ndryshonte me ashpërsinë e sëmundjes. Interesante, numri i antitrupave u ul më ngadalë në njerëzit e punësuar në kujdesin shëndetësor, gjë që mund të tregojë ekspozim të përsëritur ose më të fortë ndaj virusit, thonë shkencëtarët.

Nëse imuniteti zgjat me javë ose muaj, atëherë varet nga personi që është i infektuar.

Në një studim tjetër të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Universiteti i Torontos, shkencëtarët zbuluan se shumica e antitrupave ishin pas dy deri në katër javë të infektimit, por që numri u ul pas kësaj. Niveli i antitrupave u rrit për rreth katër muaj, kështu që supozohet se ka imunitet në atë kohë, thotë autorja e studimit, Richelle Charles.

Shkencëtarët në Nju Jork gjetën antitrupa në 20 përqind të subjekteve, në Heinsberg në Gjermani në 15 dhe në vendpushimin austriak të skive Ischglu në 40 përqind të njerëzve. Të tre vendet ishin vatra të infeksionit në një moment.

Në Kinë, ku u përcaktua për herë të parë ekzistenca e virusit, shkencëtarët në një studim të vogël zbuluan se njerëzit që kaluan infeksionin pa simptoma, mesatarisht, nuk kishin antitrupa në gjakun e tyre pas vetëm dy muajsh. Në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës, në një studim që përfshiu 6,000 njerëz, gjetën indikacione “se imuniteti është i qëndrueshëm për të paktën pesë muaj”, siç tha imunologu Dipta Batacar.

Përveç kësaj, procesi i zbulimit të antitrupave në gjak është i vështirë.

Shkencëtarë të shumtë pajtohen se çështja e imunitetit nuk është hulumtuar ende sa duhet.

Masat mbrojtëse ndryshojnë nga vendi në vend, në Gjermani dhe nga krahina në krahinë, por ato vlejnë për të gjithë dhe shkeljet shpesh shoqërohen me dënime të ashpra.

Nga pikëpamja mjekësore, njerëzit që janë infektuar duhet gjithashtu t’i përmbahen masave të mbrojtjes, sepse çështja e imunitetit, siç kemi parë, nuk është e qartë. Për më tepër, ndërkohë dihen disa raste të ri-infektimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme