Kreu i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, ka shpjeguar efektet e vaksinës anti-COVID, duke sqaruar edhe kohën kur nis efektin vaksina, pasi është injektuar në trupin e njeriut.
Brataj tha, se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19.
Sipas tij, edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës, trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh.
Brataj foli edhe për infektimin e doktor Piperos, i cili para thuajse dy javësh mori dozën e parë të vaksinës në vend.
“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditët e fundit nga më të rrezikuarit, se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste, pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë, – tha Brataj në emisionin “Opinion”. – Në ditën e 7 dhe të 17-të, me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë disa anti-trupa, por që nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave, nuk është virus, por janë përbërje proteinike të virusit, të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas dozës së dytë, nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë, që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi”, – shtoi ai.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë