Në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e Covid-19, sëmundjes pneumonike të shkaktuar nga virusi, qeveritë së pari inkurajuan, më pas i detyruan njerëzit të praktikojnë distancën sociale, ose të mbajnë një distancë fizike. Njerëzve u është thënë që të qëndrojnë dhe të punojnë në shtëpi sa herë që të jetë e mundur, të shmangin zona të mbushura me njerëz.
Shkencëtarët që studiojnë sjelljet njerëzore, thonë se distanca sociale është sfiduese për njerëzit, si krijesa në thelb shoqërore, dhe ka ardhur me kosto të ndryshme tek individë të ndryshëm.
Koronavirusi ka detyruar studentët të zhvillojnë mësim në klasa virtuale, klientët të mbajnë distancë në dyqanet ushqimore dhe ka anulluar mbledhjet dhe festat sociale – përfshirë ditëlindjet, shërbimet e kishave, datat dhe madje edhe funeralet, përveç rasteve kur realizohen nëpërmjet internetit.
Pas përfundimit të pandemisë, ekspertët thonë se njerëzit do të braktisin me kënaqësi praktikat e distancimit shoqëror, por disa sjellje dhe norma shoqërore mund të ndryshohen përgjithmonë. Puna nga shtëpia mund të jetë më e zakonshme. Maskat e fytyrës mund të normalizohen në vendet ku fillimisht janë refuzuar. Më shumë leksione, takime dhe konferenca mund të mbahen virtualisht.
Në Hong Kong populli kishte pasur eksperiencë me SARS-in në 2002-2003, ndaj kur koronavirusi shpërtheu në janar, njerëzit shpejt përdorën maskat e fytyrës dhe praktikuan distancimin shoqëror. Por pas disa javësh, ekspertët vunë re se njerëzit nuk ishin më aq të kujdesshëm.
Donald Low nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë në Hong Kong (HKUST), tha se njerëzve u kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe të minimizojnë kontaktet sociale. Një gjë e tille bën që njerëzit të ngarkohen shumë emocionalisht dhe mendërisht sepse ju kërkohet të heqin dorë nga zakonet e tyre, kështu që pas një farë kohe vihet re një “lodhje” e sjelljeve.
“Pas një muaji apo më shumë të distancës sociale, ose të punës nga shtëpia, në mungesë të zakoneve zëvendësuese, njerëzit i kthehen zakoneve të vjetra, të mëparshme.Por mosbesimi në aftësinë e qeverisë së Hong Kongut për të trajtuar pandeminë, veçanërisht pas protestave antiqeveritare nisur verën e kaluar, bëri që njerëzit të ndërmerrnin vullnetarisht masa paraprake. Kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të ruajnë disa nga ndryshimet në sjellje edhe pasi qeveria thotë se nuk janë më të nevojshme.’ – deklaroi Loë.
Zakonet e reja, të tilla si mësimi online dhe telekonferencat, lehtë mund të përfshihen në jetën e njerëzve pas-pandemisë.
‘Njerëzit nuk do të kthehen në jetën normale menjëherë pas pandemisë’,- tha Loë. ‘Puna nga shtëpia, distanca sociale, mësimi elektronik etj, kanë avantazhet e tyre dhe ne duhet të përpiqemi të mbajmë disa nga këto përfitime.
Do të jemi shumë të lumtur të heqim dorë nga distancimi shoqëror, megjithëse gjëra të tilla si vënia e maskave dhe larja e rregullt e duarve janë gjëra që ne do të vazhdojmë t’i vëmë në praktikë.’
Kur vendet të hapen dhe karantina të përfundoje, shumë prej nesh do të vazhdojnë të lajnë duart për 20 sekonda dhe shumë prej nesh ende do t’i veshin maskat në publik, dhe mbase do të vazhdojmë të kujdesemi kur dikush do të teshtijë ose do të kollitet. Por me kalimin e kohës, ne do t’i kthehemi zakoneve të vjetra – akoma më shumë nëse një vaksinë bëhet gjerësisht e disponueshme./aktual/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje