Google ADS

Rusia shënon edhe një rekord tjetër të vdekjeve nga COVID-19

15:10 | 9 Nëntor 2021
A. B.

Rusia sot ka regjistruar një tjetër rekord ditor të vdekjeve nga Covid-19.

Task-forca e shtetit kundër koronavirusit ka raportuar 1211 raste të vdekjes, ditën më të rëndë që kur ka nisur pandemia, dhe 39 mijë e 160 raste të reja, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Vdekjet nga koronavirusi kanë regjistruar vlera rekorde të martën në Rusi, dy ditë pasi u kthyen masat e izolimit në shumicën e vendit.

Që nga fundi i tetorit ky shtet ka raportuar vazhdimisht rreth 40 mijë raste të reja dhe 1100 vdekje për ditë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme