Pothuajse 1,500 mutacione të koronavirusit janë gjetur në Rusi, tha Ana Popova, drejtoreshë e Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin Fitosanitar në një konferencë shkencore.
“Është një aspekt i rëndësishëm i kësaj pandemie dhe ne jemi duke punuar vazhdimisht për të. Deri më tani, ne kemi gjetur pothuajse 1,500 mutacione,” theksoi Popova, raportojnë mediat ruse, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, analiza e informacionit në lidhje me mutacionet e koronavirusit në të gjithë botën është duke u zhvilluar në Institutin rus “Microb”.
“Mutacionet për të cilat flitet shpesh në disa vende, kryesisht ato evropiane, u bënë të dukshme në shtator. Për më tepër, ndryshimet e para të u identifikuan në qershor,” konfirmoi Popova./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza