Rusia po studion 1,500 mutacione të Covid-19

23:33 | 17 Janar 2021
Trina Galanxhi

Pothuajse 1,500 mutacione të koronavirusit janë gjetur në Rusi, tha Ana Popova, drejtoreshë e Shërbimit Federal Rus për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin Fitosanitar në  një konferencë shkencore.

“Është një aspekt i rëndësishëm i kësaj pandemie dhe ne jemi duke punuar vazhdimisht për të. Deri më tani, ne kemi gjetur pothuajse 1,500 mutacione,” theksoi Popova, raportojnë mediat ruse, transmeton portal arbresh.info

Sipas saj, analiza e informacionit në lidhje me mutacionet e koronavirusit në të gjithë botën është duke u zhvilluar në Institutin rus “Microb”.

“Mutacionet për të cilat flitet shpesh në disa vende, kryesisht ato evropiane, u bënë të dukshme në shtator. Për më tepër, ndryshimet e para të u identifikuan në qershor,” konfirmoi Popova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme