Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, njëherësh edhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve për masat anti-COVID-19, Albana Fico mbrëmjen e sotme në një bisedë në ABC foli për rritjen e rasteve të reja, vaksinat anti-covid dhe planin “B” nëse nuk vijnë dozat nga “Pfizer”.
Pjesë nga intervista
Mund të themi se kurba e infeksionit në Shqipëri është në rritje?
Nga java e dytë në të tretën ka një diferencë, një rritje të rasteve ditore dhe pozitivitetit. Një rritje të lehtë të numrit të vdekjeve dhe ndryshim të raportit të moshave që po rezultojnë pozitive, 24-34 dhe 15-24, përpos 55-ës. Për dy shkaqe, do të thosha në këtë moment kemi një ulje të temperaturave dhe rritje të virozave. Një javë është e pamjaftueshme për të thënë se jemi në një ngjitje.
Vaksinat i prisnim në fund të janarit, sot kemi pasur një informacion për ditët e para të shkurtit, saktësisht e kemi të qartë kur do të vijnë dozat e tjera?
Së pari është java e tretë fundi i janarit dhe përgjegjësia jonë ka qenë që të sigurojmë që ata që kanë marrë dozën e parë të marrin edhe të dytën. E kemi të sigurt, pasi ne nuk shkojmë me planin anglez, ne do të vijojmë me vaksinimin për ata që e kanë marrë dozën e parë.
Fundi i janarit nuk ka ardhur akoma, pasi ditë pas dite në këtë proces ndodhin ndryshime kaq të shpejta. Dy gjëra janë të rëndësishme, ne kemi pjesën tonë, marrëveshjet dhe pagesat, që janë kryer cdo gjë që na ka takuar. Tentohet dhe nuk është vetëm shqiptare kjo histori, po tentohet të rishpërndahen dozat.
Kemi ne një plan B nëse nuk vijnë vaksinat?
Të dy planet janë me këmbë në tokë, janë edhe marrëveshje edhe pagesa.
Po nuk i sollën?
Ajo që bëhet që ti tenton që ose të sigurosh sasi me shtete që i kanë siguruar, biseda, marrëveshje, tentativa bëhen ditë për ditë dhe në lojë hyjnë edhe vaksina të tjera si AstraZeneca.
Nëse vjen Astra Zeneca, doza e parë që është injektuar është Pfizer, e dyta mund të jetë Astra Zeneca?
Deri tani nuk ka pasur një kombinim të tillë, pavarësisht vështirësive në furnizim që mund të çojnë në skenarë të tilla, pasi studimet janë mbështetur mbi dy dozat e së njëjtës vaksinë. Nuk mund të ndodhë nëse jemi të paqartë. Deri më sot nuk kam informacion që do të kombinohen këto të dyja.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...