Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë për një valë të dytë të virusit.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, në rtv ora tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
Pëllumb Pipero: ”Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë. Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve.”
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person