Rritja e rasteve më Covid-19, Kusari-Lila apelon të ndermirën masa

11:08 | 12 Gusht 2021
V. S.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Kusari-Lila, ka thënë se statistikat e fundit janë alarm për ndërmarrjen e masave.

“Statistikat e ditëve të fundit dhe ato të ditës së djeshme shënojnë zilen e alarmit për të gjithë ne për institucionet dhe masat e reja që mund apo duhet të ndërmerren për të parandaluar shpërndarjen e virusit. I vetmi parandalim për të mos shkuar në mbyllje dhe masa më rigoroze, qytetarë të dashur është vaksinimi”, ka thënë Kusari-Lila./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme