Në fillimet e pandemisë, vitamina D morri vëmendje të madhe, pasi u pretendua se ajo mund të ndihmojë në parandalimin e koronavirusit.
Megjithatë, dy prova të reja klinike kanë zbuluar të kundërtën, transmeton portal arbresh.info
Të dyja studimet, njëri i kryer në Britani të Madhe dhe tjetri në Norvegji, zbuluan se rritja e niveleve të vitaminës D tek të rriturit gjatë pandemisë nuk ndihmoi në mbrojtjen kundër viruseve të frymëmarrjes, edhe pse nënproduktet nga vitamina janë shquar prej kohësh për mbështetjen e tyre ndaj sistemit imunitar dhe bakterieve.
Në provën britanike, studiuesit përfshinë 6,200 njerëz të moshës 16 vjeç e lart, të cilët nuk merrnin suplemente të vitaminës D në fillim të studimit. Rreth gjysma e pjesëmarrësve u testuan për nivelet e vitaminës D kur filloi prova. Rreth 86% e tyre kishin nivele të ulëta dhe iu dhanë ose 3200 IU/ditë ose 800 IU/ditë suplemente të vitaminës D për gjashtë muaj.
Pavarësisht dozës, shkencëtarët nuk panë asnjë ndryshim në infeksionet akute të traktit respirator të diagnostikuar ose rastet e konfirmuara të COVID-19. Ngjarjet anësore ishin të ngjashme midis grupeve.
Prova në Norvegji përfshiu mbi 34,700 të rritur që nuk merrnin vitaminë D. Pjesëmarrësve iu dha ose një placebo në ditë për gjashtë muaj ose 5 mililitra vaj mëlçie merluci, i cili përmban doza të ulëta të vitaminës D, vitaminës A dhe yndyrave omega-3.
Edhe studimi në Norvegji nuk ka gjetur asnjë ndryshim te prova e saj klinike.
Suplementet e vitaminës D dhe vajit të mëlçisë së merlucit nuk duhet t’u ofrohen njerëzve të shëndetshëm me nivele normale të vitaminës D, thanë shkencëtarët.
Sipas tyre, njerëzit që duhet të kontrollohen për mungesën e vitaminës D janë ata që kanë lëkurë të errët, ata që rrallë ekspozohen në diell, gratë shtatzëna dhe të moshuarit me sëmundje kronike./arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...