Numri i fëmijëve të infektuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 25 përqind në dy javët e mëparshme, më saktësisht, në periudhën midis 3 dhe 17 dhjetor, njoftoi shoqata e Akademisë Pediatrike Amerikane (AAP).
Më shumë se 1.8 milion fëmijë në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë testuar pozitivisht me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, shkruan AAP në raportin e fundit, transmeton portal arbresh.info
Vetëm javën e kaluar, më shumë se 182,000 raste të koronavirusit u regjistruan midis fëmijëve, e cila është rritja më e madhe e fëmijëve të infektuar në një javë, njoftoi CNN.
Gjermani, një grua infektohet me variantin e ri të koronavirusit
Ndërlikimet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi janë ende shumë të rralla mes fëmijëve.
Sidoqoftë, në raport thuhet se duhet të mblidhen sa më shumë të dhëna në mënyrë që të gjendet efekti afatgjatë që pandemia mund të ketë te fëmijët, përfshirë mënyrat në të cilat virusi mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve në planin afatgjatë, por gjithashtu t’u shkaktojë atyre probleme emocionale dhe mendore.
Që nga 17 dhjetori, kur bëhet fjalë për personat e shtruar në spital, vlerësohet se fëmijët përbëjnë midis 1.1 dhe 2.8 përqind, në varësi të shtetit.
Në 13 shtete amerikane, asnjë fëmijë nuk ka humbur jetën nga Covid-19 dhe në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, niveli i vdekjeve midis fëmijëve është 0,09 përqind.
CNN shton se shifrat janë nënvlerësuar dhe jo të plota, sepse jo të gjitha shtetet amerikane raportojnë në të njëjtën mënyrë./arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit