Kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski njofton se nga 1 janari do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bislimovski theksoi se rritja reale e çmimit të energjisë elektrike do të ishte 25%
“Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëri do të shtrenjtohet për 9.48. Rritja reale do të ishte më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë shpenzime dhe Qeveria mori obligim për t’ju ndihmuar kompanive shtetërore në periudhën e ardhshme”, tha Bislimovski.
Bislimovski gjithashtu theksoi se nga 1 janari nuk do të ketë tarifë të lirë të energjisë elektrike gjatë ditës, por do të ngel gjatë natës dhe të dielave./Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...