Google ADS

Rritet bilanci i jetëve të humbura nga Covid-19 në Shqipëri, vdes edhe një pacient

18:03 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Një tjetër pacient, 69-vjeçar, ka humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar në 27 numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Mësohet se pacienti që ka humbur jetën pasditen e sotme ishte shtruar në spitalin Infektiv, i kthyer tashmë në një spital “Covid1”.

Pacienti ishte nga Shkodra dhe ishte transportuar pak ditë më parë nga spitali rajonal drejt Infektivit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima e 27 e Covid 19, sipas burimeve spitalore, kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme