Google ADS

Rriten rastet me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

07:36 | 2 Prill 2021
Trina Galanxhi

Rregullatorët britanikë kanë identifikuar 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut pas përdorimit të vaksinës AstraZeneca.

Bëhet fjalë për 25 rastë me shumë se sa është raportuar më parë, transmeton portal arbresh.info

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore tha se ende beson se përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë shumë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut, megjithatë ata raportuan se janë shfaqur raste të reja të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës.

Në Australi, një burrë 44 vjeç u shtrua në spital në Victoria me mpiksje gjaku, disa ditë pasi mori vaksinën AstraZeneca, njoftojnë mediat australiane.

Burri u vaksinua me 22 mars dhe më pas është dërguar në spital për shkak të numrit të ulët të trombocideve.

Sipas mediave australiane, ende nuk është 100 përqind e sigurtë që mpiksja e gjakut ka ardhur si pasojë e vaksinës.

Shumica e rasteve të raportuara me mpiksje gjaku janë persona të moshës nën moshën 55 vjeç.

Një numër vendesh në Europë ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi një numër njerëzish përjetuan mpiksje të gjakut, por më pas rregullatori i ilaçeve të BE-së arriti në përfundim se ishte i sigurtë dhe efektiv.

Qeveria e Zelandës së Re ka siguruar mjaft vaksinën Pfizer për të gjithë popullsinë dhe nuk planifikon të përdorë vaksinën AstraZeneca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme