Rriten frikshëm rastet aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm 170 mijë qytetarë të imunizuar

08:06 | 11 Gusht 2021
V. S.

Rritja enorme e rasteve të reja me koronavirus ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve aktive me COVID-19.

Vetëm në 24-orët e fundit, sipas raportit të IKSHPK-së janë konfirmuar gjithësej 562 raste.

Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive në vendin tonë të shkojë në 2 mijë e 640.

Pavarësisht kësaj, në Kosovë vetëm 170 mijë persona janë të imunizuar aktualisht me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 105 mijë e 843 persona.

Në vend ndërkaq janë rritur thirrjet që të merren masa restriktive, pasi që varianti “Delta” është mbizotërues në infektimet e reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme