Rriten drastikisht rastet aktive me COVID-19 në Kosovë, veç 162 mijë qytetarë të imunizuar

23:12 | 4 Gusht 2021
V. S.

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që të rritet ndjeshëm edhe numri i rasteve aktive.

Kësisoj, vetëm sot në vendin tonë u konfirmuan 221 raste të reja.

Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive në Kosovë të arrijë në 888.

Krahas kësaj, numri i qytetarëve të imunizuar me dy dozat e vaksinës është ende i vogël, gjithësej 162 mijë e 807.

Nga fillimi i pandemisë e deri sot, janë shëruar mbi 105 mijë persona.

Akterë të shëndetësisë po lobojnë vazhdimisht tek qytetarët që të vaksinohen pasi që me trendin aktual, një valë e re në vjeshtë është e pashmangshme.

Madje, është paralajmëruar se në vend mund të kthehet edhe bartja e detyrueshme e maskave./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme