Duke folur për vendimin e hapjes së shkollave pas disa javësh, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë disa këshilla.
Mjeku Pipero është shprehur se është pro hapjes së shkollave duke bërë thirrje për kujdes nga mësuesit dhe nxënësit.
‘Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes.
Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante.
Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollën është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbyllja nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është.
Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal’ – tha ai.
Pipero ka bërë edhe një parashikim për numrin e të infektuarve nga pandemia e COVID-19 në muajt në vazhdim duke u shprehur se rastet pritet që të shtohen në fund të dimrit.
‘Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar.
Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit.
Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksinimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas’, tha Pipero. /Faxnews
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...