Pas një kohe relativisht të gjatë të shërimit nga koronavirusi, njerëzit po përballen me rrezik më të madh të problemeve me zemër.
Studiuesit e Departamentit Amerikan të Veteranëve të Luftës krahasuan normat e problemeve të reja kardiovaskulare në 153,760 njerëz të infektuar me koronavirus përpara se vaksinat të ishin të disponueshme me normat në 5.6 milion njerëz që nuk u infektuan me virusin dhe 5.9 milion njerëz të tjerë, të dhënat e të cilëve u mblodhën përpara pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Mesatarisht një vit pas rimëkëmbjes nga faza akute e infeksionit, të mbijetuarit e Covid-19 kanë shfaqur rrezik 63 përqind më të lartë për sulm në zemër, 69 përqind rrezik për rrahje të parregullta të zemrës, 52 përqind rrezik për sulm në tru dhe 72 përqind për mpiksje të gjakut, e cila dërgon drejt dështimit të funksionimit të zemrës.
Studimi i botuar në Nature thekson se rreziku i sëmundjeve të zemrës është shfaqur dukshëm te gjeneratat e reja, njerëzit me ngjyrë, te burrat dhe gratë, tek njerëzit me ose pa diabet, tek ata që kanë sëmundje ose jo të veshkave, si dhe duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.
Sipas shkencëtareve, rreziqet më të larta janë shfaqur tek njerëzit që kanë kaluar një infeksion të lehtë të koronavirusit dhe që nuk është dashur të shtrohen në spital.
Njerëzit me Covid-19 duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë simptoma të tilla si dhimbje gjoksi, presion në gjoks, rrahje të shpejta të zemrës dhe ënjtje në këmbë, përfundon studimi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...