Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot se nga data 6 shtator, të gjithë personat të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të plotësojnë disa kritere.
Ata duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; ose test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes, ose test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes.
Personat duhet të jenë të pajisur ose me dokument që vërteton se kanë kaluar ose janë shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla do të aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto rregulla.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërpërmendura, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit./ATSH
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...